Vrasja në Australi e 46-vjeçarit shqiptar, arrestohet edhe një person i katërt

Vrasja në Australi e 46-vjeçarit shqiptar, arrestohet edhe një person i katërt

209
0
Shares

Një tjetër person është arrestuar nga policia australiane për vrasjen e 46-vjeçarit me origjinë shqiptare Urim Gjabri, ngjarje e ndodhur tetorin e shkuar.

Në pranga ka rënë Murray Bridge, 31 vjeç, i cili u arrestua të martën, nën akuzën e vrasjes. Ky është personi i katërt i akuzuar për vrasjen e shqiptarit, ndërsa është arrestuar edhe një vajzë për bashkëpunim me një prej autorëve të krimit.

Policia pohon se 46-vjeçari u vra në një banesë në Carousel St mesnatën e 9 tetorit, ndërsa trupi i tij u zbulua kur policia shkoi në vendngjarje tri ditë më vonë.

Matt Bernard Tenhoopen, 23 vjeç, dhe Aaron Donald Carver do të dalin në gjyq marsin e ardhshëm të akuzuar për vrasje. Vajza Bridie Erin McCormack, 20 vjeç, është akuzuar për ndihmë në krim.

Hetimi për rastin vazhdon, ndërsa autoritetet vendase kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të dhënë dëshmi.

Besohet se vrasësit vodhën një sasi të madhe kanabisi nga prona ku jetonte shqiptari

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY