Seanca e sotme gjyqësore ka sjellë reagimin e një prej të arrestuarëve të grupit të ‘Avdylajve’.
Astrit Avdylaj, koka e grupit të arrestuar nga operacioni i policisë disa javë më parë, shokoi që në fillim të seancës me thirrjen për Partinë Socialiste duke pohuar se me Dakon, kryebashkiakun, qajnë hallet.
Edhe pse seanca po vazhdon ende, burimet bëjnë me dije se po prapë personi në fjalë ka rrëfyer më shumë sesa kaq.
Fax News shkruan se teksa ka vijuar të rrëfejë njohjet me Dakon, Avdyli tha se i ka shërbyer kryebashkiakut, pasi ka besuar tek programi i ti dhe i PS. Duke përfshirë më tej emra të njohur të politikës Avdyli tha se më herët i kishte shërbyer ish-kryeministrit Berisha dhe Agron Dukës, por më pas kishte ndërruar krah politik.
“Vangjush Dakos i kam shërbyer. Besoj në programin e tij dhe të të PS-së. Me herët i kam shërbyer Berishës dhe Agron Dukës. Por tani kam ndryshuar kah politik. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik”, ka pohuar Avdylaj në Gjykatë.
Kujtojmë se kjo seancë është e dyta pas seancës së zhvilluar më 24 tetor tek Krimet e Rënda në Tiranë ku nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre. Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/