VIDEO/Tabaku tregon rastet konkrete: Fondet shkojnë për Bashkitë e majta

VIDEO/Tabaku tregon rastet konkrete: Fondet shkojnë për Bashkitë e majta

98
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike mori pjesë në tryezën e diskutimit organizuar në lidhje me Reformen Territoriale, e cila kryesohet nga Presidenti i Komitetit Europian të Rajoneve Franz Schausberger.

Në fjalën e saj, zonja Tabaku është ndalur tek zbatimi i kësaj reforme konkretisht, ku tha se 3 vjet pas  nisjes së zbatimit të saj, nuk shihet ende rezultat.

Sipas Tabakut, problemi qëndron tek investimi, pasi shumë prej fondeve që duhej të shkonin për investime, shkojnë vetëm për pagat e punonjësve. Bashkitë shpenzojnë 116 milionë euro vetëm paga.

Nga ana tjetër, Tabaku foli edhe për  diskriminimin politik që u bëhët bashkive që drejtohen nga e djathta.

Ajo tha se 90 % e fondit të zhvillimit të rajoneve shkon për bashkitë e majta. Rasti më flagrant është ai i Lezhës por dhe mjaft bashkive të tjera të djathta të cilat pavarësisht projekteve të paraqitura, kanë mbetur në mes të 4 rrugëve nga diskriminimi financiar i qeverisë.

90 përqind e fondit të zhvillimit të rajoneve shkon për bashkitë e majta dhe jo për të djathtat. Kjo reformë pra nuk ishte territoriale por elektorale.” tha ndër të tjera Tabaku, duke evidentuar problemin dhe folur me shifra konkrete, sipas të cilës rreth 67 % e shqiptarëve, sipas raporteve ndërkombëtare, nuk besojnë se administrate lokale e kryen punën e saj.

Duke folur dhe për Teatrin  Kombëtar, Tabaku thotë se është rasti sesi qeveria shkel kopetencat e qeverisjes lokale.

”I janë marrë të gjitha kopetencat këshillit bashkiak, dhe teatri  është dëshmi e dështimit të plotë të reformës territoriale.” tha Jorida Tabaku.

LIVE Jorida Tabaku, Reforma territoriale ka dështuar! Duhet një ndarje e re, jo sipas interesave politike të qeverisë, por sipas interesave te qytetarëve.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 13 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY