Shqiptari me jetë të dyfishtë, dënohet edhe për një krim tjetër në...

Shqiptari me jetë të dyfishtë, dënohet edhe për një krim tjetër në Belgjikë

226
0
Shares

Një shqiptari i dënuar për vrasjen e një prostitute në Itali, është dënuar edhe me 18 muaj burg dhe gjobë për falsifikim.

Erjon Sejdiraj, i cili për vite me radhë kishte bërë një jetë të dyfishtë në Geluwe të Belgjikës, u zbulua pasi autoritetet italiane ranë në gjurmët e tij.

Në Itali, shqiptari u dënua fillimisht me burg të përjetshëm për vrasjen e një prostitute 20 vjeçare.

Pasi kishte shkuar në Belgjikë, ai kishte ndryshuar emrin në Erjon Ymeri si dhe kishte fshirë një tatuazh në pjesën e fytyrës. Ai u martua atje dhe ka tre fëmijë.

Prostituta ekuadoriane u vra barbarisht përgjatë lumit Po nga tre shqiptarët Fatmir Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj më 9 dhjetor 1999. Trupi i ekuadorianes u gjet më 20 shkurt të vitit 2000.

Tre përgjegjësit e krimit humbën gjurmët e tyre në ditët në vijim, por policia italiane ishte vënë në ndjejkje deri kur në vitin 2006 u arrestuan Robert Ziu, i dënuar me 23 vite burg dhe më 17 gusht 2015 u arrestua në Belgjikë Erjon Sejdira

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY