Zjarri katastrofal, i cili ka shënuar edhe shumë viktima në Kaliforni, ka djegur edhe shtëpinë e ish-misit të njohur shqiptar, Valbona Çoba, e cila e cila zuri vendin e tretë në Miss Albania 1992, duke u shpallur edhe Miss Fotozhenia e parë.
Valbona jeton në Shtetet e Bashkuara prej më shumë se sa 20 vitesh, por sikurse është mësuar gjatë ditës së sotme, atje jeton edhe mamaja e Valbonës, në Kaliforni, SHBA, (me bashkëshortin amerikan dhe tre fëmijë). Kjo e fundit ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të shoqëruar edhe me një sqarim të dhimbshëm, ku shkruan se valës së zjarreve në shtetin amerikan nuk i ka shpëtuar as shtëpia e vajzës së saj.
“Vetëm mbrëmë, kjo ishte shtëpia e vajzës sime të shtrenjtë Valbona Çoba, që gumëzhinte nga të qeshurat, lojërat e tre engjëjve të saj, tre perëndive të miat. Ndikuar nga zjarret në Los Angeles, luanin si zjarrfikësa, të parët nxirrnin fëmijët jashtë, ju thoshnin…një lodër do marrësh vetëm e dil. Fjetën të qetë në ëndrrat e tyre, se kishin shpëtuar njerëz, fëmije, por mbas mesit të natës u ngritën të tronditur, të detyruar të dilnin shpejt nga shtëpia…nuk morën dot asnjë lodër. Flaka e kuqe po kërcënonte gjithçka njerëzore. Ishte fatkeqësi natyre në të gjitha dimensionet. Të gjithë qanë, Valbona ishte më e tronditura…po digjej një shtëpi e tërë, vite të tëra të saj si nënë, gjëra të dashura private, kujtime”, – shkruan nëna e ish-Misit Valbona Çoba.
Deri tani, zjarret në Kaliforni, i kanë marrë jetën 31 personave, ndërsa 228 të tjerë rezultojnë të humbur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/