Veleshnja: “Nëse drejtori i Teatrit Kombëtar do të paguhej mirë nuk vinte...

Veleshnja: “Nëse drejtori i Teatrit Kombëtar do të paguhej mirë nuk vinte në punë i dehur”

199
0
Shares

Rezart Veleshnja ishte i ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për të folur për rolet e tij të shumta në Portokalli ku bën pjesë tashmë prej 10 vitesh.

Djali i një regjisori, Rezarti tha se ka nisur të aktrojë që 5 vjeç, pasi ishin prindërit e tij që e spikatën të parët talentin e tij.

Ai nuk njihet nga publiku për shfaqjet e tij teatrale, por si aktor humori që vjen çdo javë përmes personazheve të ndryshëm, që imiton në “Portokalli” dhe me të cilët ka patur mjaft sukses.

E megjithatë Rezart Veleshnja është treguar mjaft kritik ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli por edhe lidhur me trajtimin ekonomik të aktorëve të teatrit. I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Veleshnja u shpreh se nëse do të paguhej mirë, drejtori i Teatrit mbase nuk do të rrinte i dehur, por do të punonte.

“Teatri këtu tek ne nuk funksionoi kurrë më që kur mbaruam ne shkollën. Është një teatër që më shumë merren me llafe, kam përshtypjen unë. Merren me intriga dhe nuk merren me punën. Do merren me fjalë se pagat janë qesharake. Më vjen shumë keq, por të tallesh me një aktor teatri, se edhe unë po të isha, me llafe do merresha se nuk do kisha çfarë të bëja. Sa mirë do ishte që një aktor teatri që luan “Shakespeare” të paguhej 6 mln lekë. Po ta kishte rrogën 6 mln lekë drejtori i teatrit, në radhë të parë nuk do pinte dhe teatri nuk do ishte si i dehur, por do ishte një teatër normal, se do ti bënte hyzmetin asaj rroge. Mbase nga hallet pi se me 800 mijë lekë, 1 mln lekë çfarë mund të bësh. Plus që drejtori i TK për aq kohë sa ka qenë dhe është, mua më vjen keq, se as nuk e njoh, por puna është zero”, shprehet Rezart Velshnja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY