Zbardhen detaje, thashethemi që çoi në ekzekutimin e Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses...

Zbardhen detaje, thashethemi që çoi në ekzekutimin e Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses së tij

468
0
Shares

Zbardhet intriga që çoi në ekzekutimin e ish-policit Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses e tij, Silvana Ndoci. Nga hetimet e deritanishme, mësohet se intriga ka pasur të bëjë me përhapjen e një thashetheme, i cili ka pasur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër. Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur, unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës. Bëhet fjalë për shpërthimin e tritoli në qendër të Shkodrës, që shkaktoi terror, plagosi kalimtarë dhe vetë Lul Kulla u dëmtua rëndë.

Në të vërtetë, sipas një burimi të ABC News, Boran Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte pasur lidhje me ngjarje. Pas verifikimeve ai ndodhej në Spanjë, për llogari të një grupi kriminal.

Por vendimi i ekzekutimi ishte marrë. Dhe jo vetëm për ish-policin, por edhe për bashkëjetuesen e tij që cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Mbi ta u shtinë 28 plumba, por fëmija i vogël i tyre shpëtoi, sepse ndodhej në sediljen e pasme.

Ngjarja ndodhi në korrik dhe asnjë i dyshuar nuk është në pranga. Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë ligjore, as në vendin ku ndodhi ekzekutimi dhe as në makinën e autorëve e cila u gjet e djegur në By-Pass.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY