Vasili kërkon shkarkimin e Ramës: Shkeli kushtetutën, emëroi Lleshin duke qënë gjeneral...

Vasili kërkon shkarkimin e Ramës: Shkeli kushtetutën, emëroi Lleshin duke qënë gjeneral aktiv

156
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili kërkon shkarkimin e Kryeministrit Rama, pasi sipas tij  ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Sipas Vasili, Rama e ka shkelur kushtetutën, ku emëroi Sandër Lleshin zv/ministër i Brendshëm duke qene gjeneral aktiv.

Në reagimin e tij, Vasili shkruan se përpara ligjit të gjithë janë të barabartë.

Këto reagime vijnë fill pas shkresës që presidenti Meta bëri publike ku thuhej se nuk mund të emërohej nj gjeneral aktiv në postin e ministrit të Brendshëm.

Për këtë Rama iu përgjigj me kërkesën e Lleshit, i cili tashmë kërkon që Meta ta çdekretojë si gjeneral dhe më vonë ta dekretojë si ministër, meqënëse është e vetmja pengesë.

2 reagimet e Petrit Vasilit:

1.Te shkarkohet kryeministri per shkelje shume te rende te kushtetutes.

Tashme u provua sheshit shkelja shume e rende e Kushtetutes nga Kryeministri,Qeveria dhe Lleshi me emerimin e tij zv.minister i brendshem duke qene gjeneral aktiv.
Kryeministri qe shkel ne menyre flagrante kushtetuten s’mund te qendroje me asnje sekonde ne ate karrige.
Perpara Ligjit te gjithe jane te barabarte.

2.Kryeministri antiligj bie poshte, genjeu sheshit per Lleshin(aj).
Ç’kryeminister genjeshtar.
S’la genjeshter pa thene per te emeruar çinovnikun e tij minister te brendeshem.
Tani i pranon te gjitha.
Pranon qe ka bere propozim ministri antigj.

Antiligji do te vendose ligjin ne ministrine e brendeshme?
Antiligji do luftoje bandat e krimit te organizuar dhe trafiqet?
Antiligji do ndeze radaret qe i fiku per 5 vjet qe te kalonte nje det me droge?

Antiligji do luftoje parane e piset qe ngre kulla ne mes te Tiranes?
Antiligji qe ulet ne qeveri do luftoje vetveten?
Kryeministri eshte ai perfaqesuesi i antiligjit qytetaret jane ne rrezik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY