Shkrumbohet lokali në Librazhd, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Shkrumbohet lokali në Librazhd, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

123
0
Shares
Foto Ilustruese

Një lokal në fshatin Xhyrë në Librazhd është djegur pothuajse plotësisht gjatë natës. Dyshohet se është një zjarrëvënie e qëllimshme.

Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.15 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Nga hetimi paraprak dyshohet se mund të kenë qenë disa persona të përfshirë në zjarrvënien me pasojë djegien e lokalit.

Lokali është në pronësi të shtetasit Skënder Gega.

Policia po heton për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje si dhe për zbulimin e motiveve të zjarrvënies.

Ky nuk është rasti i vetëm i zjarrvënies së qëllimshme, pasi vetëm ditën e djeshme u dogjën dy makina në Durrës. Nga ngjarjet e mëparshme, kryesisht raste të tilla të zjarrëvenies kanë ndodhur për shkak të konflikteve, por ende nuk dihet asgjë zyrtare lidhur me lokalin në Lbrazhd.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY