Qeveria zbulon faturën e 5 koncesioneve më të mëdha, dhe nuk qënka...

Qeveria zbulon faturën e 5 koncesioneve më të mëdha, dhe nuk qënka pak

144
0
Shares

Kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 153.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Qeveria ka zbuluar për herë të parë faturën e 5 koncesioneve të mëdha që janë miratuar deri më tani në sektorin e infrastrukturës rrugore.

Paketa, e cila i është bashkangjitur listës së investimeve publike 2019-2021, përfshin ndërtimin e 4 rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e autostradës Durrës-Kukës.

Sipas dokumentit, për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, buxheti i shtetit do të paguajë 9.4 miliardë lekë për të gjithë jetëgjatësinë e kontratës. Këto para’ përfshijnë subvencionin e parashikuar për trafikun minimal, pagesat për defektet e fshehura si dhe ato për supervizionin e kontratës.

Koncesioni i dytë është ai i rrugës Thumanë-Kashar. Ndërtimi i segmentit me gjatësi 20.8 kilometra do të kushtojë 54.4 miliardë lekë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa nëse zhvishet nga kjo taksë, e cila i rikthehet sërish shtetit, fatura neto që do të paguajnë qytetarët është rreth 45.3 miliardë lekë.

Më pas, në listë vijnë me radhë Rruga e Arbrit me 40.3 miliardë lekë, Milot-Balldre me 36.5 miliardë lekë dhe Orikum-Dukat, që vlerësohet se do të ketë një kosto 11.8 miliardë lekë.

Për disa nga këto koncesione si Rruga e Arbrit apo Durrës-Kukës është nënshkruar sakaq kontrata dhe ka nisur puna, ndërsa të tjerat janë në fazë negocimi të kontratës. Por, burime nga qeveria thanë për Top Channel se shifrat e paraqitura në listën e investimeve publike janë ato të negociuara mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe koncesionarëve privat.

Pra, në total 1.2 miliardë euro duke përfshirë TVSH-në ose mbi 1 miliard euro neto, të cilat do të paguhen për 13 vitet e ardhshme./Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY