Deputeti: ‘Një vërrë në ujë’, Rama bën rolin e të ”fortit” me...

Deputeti: ‘Një vërrë në ujë’, Rama bën rolin e të ”fortit” me Greqinë

125
0
Shares

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar sjelljen e Edi Ramës lidhur me ngjarjen e fundit të ndodhur në Bularat, e cila solli dhe reagime të shumta dhe debate përsa i përket dhe marëdhenieve diplomatike mes dy shteteve.

Shehu shkruan se Rama në këto 5 vjet ka bërë rolin e ‘të fortit’ atëherë kur duhej mençuri dhe urtësi në mënyrë që të përparonin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nga ana tjetër,deputeti thotë se me deklaratat e fundit të tij ‘të mendohen mirë para se të kalojnë në Shqipëri’, i kujtojnë atij fëmijërinë.

Reagimi i plotë

“Trimerine mbas lufte e urtesine mbas kuvendit s’e ha as qeni”!
Mu kujtua kjo fjale e urte e Kurveleshit duke degjuar dje Kryeministrin te ngrihet perseri ne rolin e te “ fortit” gjate oshilacioneve te tij ndaj ngjarjeve te shemtuara e te rrezikeshme te Bularatit.

 Ashtu si ne te gjithe trajektin pese vjecar te maredhenieve te Rilindjes me Greqine edhe ne keto ngjarje te fundit ne asnje rast nuk u demostrua “trimeri apo urtesi” pikerisht kur duhej njera apo tjetra.
Ne pese vite u luajt roli i te “ fortit” atehere kur duhej mencuri e urtesi per te shtyre me perpara maredheniet shume te mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkaterruar qellimshem ato.
U “kapitullua” atehere kur duhej qendruar e negociuar si dy partnere te barabarte per te arritur ne mareveshje dinjitoze e te vlefeshme.
U zhvillua keshtu ne kete hark kohor nje inkoherence larg interesave te vendit e Rajonit, qe vecse te fut ne nje spirale ngjarjesh e provokacionesh te rrezikeshme.
E njejta “déjà vu” edhe me qendrimet e deklaratat teatrale kryeministrore per dinamiken e cfare ndodhi ato dite ne Bularat; gjithmone jashte kohe e kontekstit.
Perfundimi: “Nje verre ne uje” sic thuhet, vetem kakofoni e thellim i konfuzionit politik e te qendrimeve.
Ndersa dje kanosja e tij: “Provoni te kaloni edhe nje here nga lagja ime, me gure do ju ndjekim”, me kujtoi femijerine!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY