Ndodh çudia në Cërrik/ “Kur zv.ministri im shpallet ministër, edhe unë do...

Ndodh çudia në Cërrik/ “Kur zv.ministri im shpallet ministër, edhe unë do shpallem një gradë më lart!”

500
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook mesazhin e një qytetari nga Cërriku i cili denoncon shefin e komisariatit se po abuzon me gradën. Ai thotë se nënkomisari ka graduar veten dhe kërkon me rreptësi ta thërrasin “Komisar”!

Veç kësaj, zbulohet edhe një akt korrupsioni.

POSTIMI I BERISHES:

Të përshëndes doktor dhe të uroj jetën e gjatë!

Në komisariatin e Policisë në Cerrik ndodh çudia: shefi i këtij komisariati abuzon me gradën e Policisë që mban.

Ai ka gradën e nënkomisarit, por tani në supe mban gradën e komisarit. Në takime, mbledhje këtë javë ai paraqitet me gradën që nuk e ka. Kjo është vepër penale: përvetësimi i titujve e gradave të pamerituara. Por ai mbrohet kudo duke thënë: “Përderisa Kryeministri im shpalli zëvendësministrin, ministër, edhe unë sipas meritave! Plasni ju sa të doni, por sot e tutje mund të quhem komisar dhe ju do të më njihni vetëm si komisar.

Ky i ashtuquajturi Shef e ka rritur shumë çmimin e ndërtimeve pa leje. E ka bërë 2000 euro kati, ndërtime pa leje në bashkinë Cerrik e Belsh me lejen e Nyseret Hasanbelliut.

Turpi i Policisë së Shtetit!

Nuk kemi ku të denoncojmë, pasi asgjë nuk merret e mirëqënë!

Respekte nga Cerriku dhe mbetemi anonim, pasi kjo lloje klike bën çdo gjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY