VIDEO/PD kërkon arrestimin e Dakos: Ja çfarë vërteton dosja ‘339’

VIDEO/PD kërkon arrestimin e Dakos: Ja çfarë vërteton dosja ‘339’

115
0
Shares

Partia Demokratike vijon sërish të këmbëngulë për arrestimin e Vangjush Dakos. Në një deklaratë për mediat, deputetja  Albana Vokshi listoi dhe disa nga faktet se pse dosja 339 është provë e sigurtë për arrestimin e Dakos.

Nga ana tjetër, Vokshi deklaroi se është Edi Rama ai që po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat.

Vonesa e arrestimit, sipas saj, është prova që ai po manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Dosja “339” vërteton pa asnjë dyshim më :

  •  Se zgjedhjet e 2017-ës u blenë bashkë me krimin,
  •  10-15 deputetë u blenë nga krimi,
  •   Se ky Parlament është i paligjshëm dhe
  •   Se Edi Rama është një kryeninistër i paligjshëm dhe provat për këtë Prokuroria i ka në dosjen “339”!

Vokshi u shpreh se në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës.

Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen “339”. Albana Vokshi, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 10 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY