FOTO/Qeveria nuk tërhiqet nga plani i saj tek Unaza e Re, hiqet...

FOTO/Qeveria nuk tërhiqet nga plani i saj tek Unaza e Re, hiqet dhe ‘Shqiponja’

619
0
Shares

Edhe pse banorët po protestojnë prej disa ditësh, për të mos lejuar shembjen e ndërtesave të tyre, qeveria ka vijuar me planin e saj.

Mësohet se plani i projektit po vihet në zbatim, duke filluar me heqjen e godinave ekzistuese.

Si fillim është hequr ‘Shqiponja’ e cila u vendos para 6 vitesh. Ajo është vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), e cila u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar  nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012.

Duke iu referuar planit, në vend të Shqiponjës do të ndërtohet një mbikalim për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Kjo është prova e parë që qeveria nuk do të kthehet nga plani i saj për të prishur dhe shtëpitë e banorëve të Unazës së Re. Më herët ata vijuan me protesta, ku dhe bllokuan rrugët duke sjellë tensione mes shoferëve. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY