Spiropali sulm Ben Blushit: Ben Boshi dhe Bosh Blushi

Spiropali sulm Ben Blushit: Ben Boshi dhe Bosh Blushi

122
0
Shares

Kandidatja e PS ne Korçe, Elisa Spiropali ka sulmuar Blushin fill pasi disa kandiatë të partisë Libra dolën me probleme.

Postimi:

“Pashe se ne qemtimin e bere nga KQZ-ja pervec listes se deputeteve te PS, ne te gjitha listat e partive te tjera kishin dale ca njolla denimesh ne te shkuaren!

S’ka asgje per t’u çuditur qe filtrit te partive t’u kene shpetuar individe tek-tuk, dhe ligji, KQZ-ja Prokuroria kane detyre t’i pastrojne.

Po vetem nje njeri nuk ka justifikim ne kete mes, Bosh Blushi qe me dha nje gaz te madh me njollat e librave te tij te bardhe!

Njeriu qe nuk la balte pa i hedhur partise qe i dha emrin me te cilin shet per romane logorete e tij shumevellimeshe, nuk beri dot as 140 vete bashke pa nje njolle!

Fjalamani qe nuk le teme pa e rrokur me boshllekun e tij marramendes dhe nuk la kend pa marre neper goje duke u prezantuar si çlirimtari i politikes ku u llokoçit plot 20 vjet, tani nuk ka as goje te na thote ç’jane ata zuzare qe ka futur ne liste!

Me siguri ai as nuk i njeh ata qe i ka nxjerre si nje tufe librash (me sakte kapakesh) nga sqetulla duke i mbledhur online si kokrra orizi, po kjo s’ka pike rendesie.

Pompoziteti i tij qesharak ne luften e salinjte ne foltoren e parlamentit ku abuzoi kater vjet me mandatin e marre qyl nga lista e PS, tanime s’na ben per te qeshur vetem ne qe e njohim mire se çfare eshte.

Tani te gjithe mund te qeshin lirisht me te e me listat e tij qe jane thjeshte kapaket e nje boshlleku grotesk.

Sa keq me vjen sa keq qe nuk pata shansin te garoj me te ne Tirane, sepse do te garoj ne Korce.

Ku me kaq sa kam pare e degjuar, Ben Boshi nuk vjen dot per vota se te tere i’a njohin perbuzjen per njerezit!

Po me kenaqesi do ta shoh diten kur edhe Tirana e madhe s’do kete asnje cope vend per fllusken e tij te vogel😎”, shkruan Spiropali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY