Policia ia doli te arrestonte ne pak kohe autorin e vrasjes se nje drejtuesi lokal ne nje krahine te Vlores. Pak orë pas vrasjes së 64-vjeçarit Fatmir Hodaj në fshatin Kotë të Selenicës, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.
Policia njoftoi se eshte prangosur shtetasi Admir Delaj. Ai ka qëlluar me armë gjahu shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.
Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/