Basha premton përfshirjen në revolucionin industrial 4.0

Basha premton përfshirjen në revolucionin industrial 4.0

195
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot pjesë të programit ekonomik të PD në krah edhe të ekspertëve gjermanë të CDU-së.

“Ditën e parë që do të marrim besimin për të qeverisur vendin, do ta përdorim këtë dorë që na shtrihet nga Gjermania mike për të nisur sa më parë transformimin e vendit, për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin dhe shqiptarëve shpresën”, tha Basha.

“Taksa e sheshtë 9 përqind, çlirimin e biznesit të vogël e të mesëm nga tmerri i arrogancës dhe arbitraritetit tatimor, dhe sigurim e konkurrencës së lirë e të barabartë, duke i thënë fund politikave klienteliste dhe korruptive që kanë përthithur qindra milionë euro të parave publike. Do ta çojmë borxhin në 82 përqind e do t’ia heqim nga qafa këtë peshë shqiptarëve, përmes takës së thjeshtë, reduktimit të disiplinës buxhetore. Do shkyçim energjinë pozitive të këtij vendi. Rinia e etur për punë dhe e etur për ambicie, t’ja realizojmë këtu në Shqipëri dhe pa qenë të detyruar të emigrojnë. Kemi një plan pune dhe partnerë të çmuar njerëz që se kanë humbur shpresën te Shqipëria”, deklaroi kreu i PD-së.

LIVE – Tryezë e rrumbullakët me ekspertin gjerman, Dr. Martin Henze, Kryetar i komisionit te Transportit ne Keshillin Ekonomik të CDU. Prof. Henze diskuton për programin ekonomik të PD në kuadër të investimeve në infrastrukturë, energji.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 9 novembre 2018

Disa nga tezat e Bashës:

Është momenti t’iu japim shqiptarëve shpresën, besimin, rrugën e daljes nga kjo gjendje.

Duhet të garantojmë shtetin e së drejtës, asnjë investitor s’mund të ketë besim në një vend ku s’ka zbatim të ligjit, ku ligji është një copë letër pa vlerë për qeverinë, ku rregullat nuk zbatohen dhe lidhja me krimin ka shkatërruar e kapur institucionet kryesore të vendit. Rikthimi i ligjit dot të thotë bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese, rikthimin e një drejtësia funksionale penale dhe civile.

Hapi i dytë, do jetë kthimi i Shqipërisë në një vend aktrativ për investimet. Jemi i vetmi vend në Ballkan ku s’ka asnjë investim serioz në 6 vitet e fundit.

Jemi në një moment historik për zhvillimin ekonomik, Gjermani ka shpallur revolucionin industrial 4.0, dixhitalizimin. Mijëra biznese kërkojnë të mbështetet në krahun e punës në vendet e Europës lindore siç është edhe Shqipëria. Po japin edhe trajtim profesional për indutri të ndryshme. Përmes procesit të Berlinit po ofron miliarda euro të taksapaguesve gjermane që për ndërtimin e rrjeteve rrugore industriale mos të ngelet pas as Ballkani Perëndimor dhe as Shqipëria para se anëtarësimi në BE të jetë faktik.

Duhet ta përdorim këtë moment të artë për të ngjallur besimin e partnereve tanë Gjermanisë, që duhet të jetë partneri jonë strategjik ekonomik, në projektet e infrastrukturës dhe politikat tona të kthimit të besimit te ekonomia, të trajnimit të rinjve që mos të ketë të vetmen shprese largimin në Gjermani, por të gjejnë punë këtu në investimet gjermane. Për këtë arsye do vijomë bashkëpunimin me CDU-në.

E para vjen bëtaja për të vendosu demokracinë dhe shtetin ligjor dhe është beteje jetike. Dua të rikonfirmoj sot se ndonëse beteja me të keqen na e pamundëson t’ia u themi ditë për ditë, ne punojmë ditë për ditë për vizionin e së nesërmes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY