LAJMI I FUNDIT/ Vritet kreu i njësisë administrative në Kotë, kapet vrasësi

LAJMI I FUNDIT/ Vritet kreu i njësisë administrative në Kotë, kapet vrasësi

289
0
Shares

Kreu i një njësie administrive, ish-komunë u vra sot këtë pasdite në Vlorë, ndërkohë që autori i vrasjes Admir Delaj është arrestuar nga policia.

Burimet e policisë njoftuan se viktima e një goditje me armë zjarri, cifte, është Fatmir Hodo, kreu i njësisë administritive të Kotës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga raportimet e para dyshohet për një konflikt të mëparshëm mes autorit dhe viktimës.

Policia ka identifikuar autorin i cili është Admir Delaj, rreth 43 vjeç. Ai ka qëlluar për vdekje me çifte 64-vjeçarin është larguar. Autoritetet e kanë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e tij.

Njoftimi i policise

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjeherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY