Arta Marku lëshon Urdhrin: “Të korruptuarit mos të përgjohen në ambiente private…

Arta Marku lëshon Urdhrin: “Të korruptuarit mos të përgjohen në ambiente private…

267
0
Shares

Personat e proceduar për kryerjen e të pakën 30 veprave jo të rënda penale nuk do të përgjohen më në ambiente private dhe as përmes një numri telefoni, por përgjimi i tyre nuk ndalohet në ambiente publike. Bëhet fjalë për të gjithë personat e proceduar dhe që do të procedohen për kryerjen e një vepre penale, për të cilën parashikohet dënim me burg më pak se sa 7 vjet, në maksimum.

Kështu parashikon një udhëzim që mban firmën e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, për rregullat dhe mënyrën e realizimit të përgjimeve. Udhëzimi bën një ndarje të veprave penale për të cilat lejohet përgjimi si një mjet për të provuar autorët e tyre.

Sipas këtij udhëzimi, do të përgjohen në të gjitha format e lejuara vetëm personat e procedura për kryerjen e veprave të rënda penale, për të cilat dënimi maksimal parashikohen nga 7 vite deri në burgim të përjetshëm.

“Përgjimi i komunikimeve elektronike të një personi, të një numri me telefon, faks, kompjuter ose me mjete të tjera të çdo lloji, përgjimi i fshehtë me mjete teknike të bisedave në vende private, përgjimi me audio dhe video në vende private, lejohet vetëm kur procedohet: Për krimet e kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se shtatë vite burg. Për çdo vepër penale me dashje kur kryhet me anë të mjeteve të telekomunikimit ose përdorimit të teknologjive telematike. Për veprat penale të parashikuara nga shkronja ‘a’, paragrafi 1, i nenit 75 a, të këtij Kodi. Regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendosjes lejohet vetëm kur procedohet për vepra të kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se tre vjet burg”, thuhet në udhëzim./shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY