“Nuk ka bir k*rve që prish shtëpitë tona”, vijon protesta e banorëve...

“Nuk ka bir k*rve që prish shtëpitë tona”, vijon protesta e banorëve tek Astiri

160
0
Shares

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë janë sot në ditën e 7-të të protestës së tyre, kundër prishjes së banesave në kuadër të projektit të unazës së madhe.

Shumë prej banorëve shprehen se me mirë do të zgjidhnin vdekjen sesa të mbeteshin pa shtëpinë e tyre, pasi siç thonë ata do ta kenë të pamundur që të rrisin me dinjitet fëmijët e tyre. Edhe ne pankartat qe mbajne ne duar shikohet revolta e tyre ndaj nje vendimi te tille.

“Na ka humbur edhe puna, edhe shtëpia dhe qetësia jonë. Ne kemi ardhur me ndryshimet demokratike, nuk jemi kundra fare rrugës, po ne duam pjesën tonë, kjo është e tmerrshme, po na vrasin për së gjalli. Më mirë të më vijë të më hapi varrin për të gjithë familjen.

Askush nuk na ka thënë që ne të mos ndërtonim në këtë zonë. Vetë Edi Rama na ka ardhur dhe në ka thënë që të ndërtojmë sa më shumë, na kanë mjelë si bagëtitë, jemi hallexhi na kanë çuar në zero. Nuk ka të drejtën fëmija ime që të jetojë me dinjitet në këtë vend, le të na burgosë le të na varrosë ne atje, si do a nis unë nga zero në vitin 2018”, shprehet një prej banorëve, shkruna faxëeb.

Mes qytetarëve të lodhur dhe me frikën se do të mbeten pa strehë, ka dhe nga ata që nuk lënë mangët as mallkimet në drejtim të qeverisë.

“Mos u ngopshin kurrë mos u ngopshin”, shprehet një prej banoreve.

‘’Është nëna për të dalë këtu moj, po ç’të bëj janë 8 veta që qajnë me pikën e lotit në shtëpi. Pse nuk vjen këtu Edi Rama dhe të na sqarojë të gjithëve, na nxori në rrugë të madhe”, shprehet një tjetër e moshuar që rrezikon t’i prishet banesa e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY