Turp!/ “Në vendin tim, në vendin tënd, një ekstremist i çmendur të...

Turp!/ “Në vendin tim, në vendin tënd, një ekstremist i çmendur të gjithë i çmend”

276
0
Shares

Nga MARIO KOXHA:

‘‘Në vendin tim në vendin tënd, një ekstremist i çmendur të gjithë i çmend”, kështu do t’i transformonte vargjet e tij Dritëro Agolli po të ishte mes nesh dhe të shihte ngjarjen e turpshme në Bularat.

Të ndihemi krenarë që ruajtëm qetësinë kundrejt thirrjeve të sëmura antishqiptare, apo të ndihemi të turpëruar që arrestuam vetëm 12 grekë të cilët në fund të fundit do të shërbejnë vetëm si statistikë?

Nga të dyja anët turp!

Sa shqiptarë kthehen kokëulur e me lot në sy nga sportelet greke, dhe jo për “të nderuar” një shqipëtar të rënë në territorin grek, por vetëm për të marrë disa të ardhura nga vetë djersa e tyre?!

Përsëri turp!

Një ceremoni mortore e kthyer në një tubim nacionalist antishqiptar që vetëm nderimin e viktimës fatkeqe nuk kishte për qëllim. Ekstremistë të sëmurë e fandaksur shfrynin pa pushim kundrejt shqiptarëve a thua sikur e shkrepëm ne armën të parët.

Turp i tyre!

Keqardhje për heshtjen e institucioneve shqiptare kundrejt kësaj ngjarje të shëmtuar të ndodhur nën hundën tonë ku sehiri ishte gjëja më e mirë që bënim.

Turpi ynë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY