Këngëtari i njohur The Weeknd ishte duke mbajtur një koncert të madh në Toronto të Kanadasë, në momentin kur i ndodhi një incident i rrallë.
Një fanse e ekzaltuar hoqi sutjenat, që mbante veshur, dje i hodhi ato në skenën ku këndonte këngëtari. E gjithë skena u pa edhe nga e dashura e The Weeknd, Bella Hadid, e cila ishte e pranishme në koncert.
Por ylli 28-vjeçar i muzikës botërore reagoi në mënyrë të menjëhershme, duke i kapur sutjenat e fanses dhe ia ktheu mbrapsht. “Po më fusni në telashe”, u shpreh ai.
Kjo ishte një mënyrë e duket se zgjuar e The Weeknd për të shmangur telashet me të dashurën e tij Bella Hadid.
Një incident i ngjashëm i ka ndodhur vetëm pak muaj më parë edhe një këngëtari shqiptar, bëhet fjalë për Ledri Vulën. Një fanse e tij ia hodhi sutjenat në skenë dhe ai pasi i mori, nisi të komentojë për madhësinë e gjoksit të fanses dhe më pas i çoi ato te tavolina e Dj-it të tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/