FOTO/Frika nga kamerat, Ulsi Manja përzë gazetarët nga Komisioni i Ligjeve

FOTO/Frika nga kamerat, Ulsi Manja përzë gazetarët nga Komisioni i Ligjeve

169
0
Shares

Ndodh dhe kjo në Komisionin e Ligjeve. Ulsi Manja, Kryetari i këtij komisioni, ka nxjerrë jashtë gazetarët dhe operatorët e mediave në vend.

Vetë gazetarët kanë zbuluar se ai ka përdorur një gjuhë fyese në drejtim të operatorëve, dhe për këtë janë sensibilizuar dhe gazetarët që mbulonin punimet e këtij komisioni.

Njëra prej gazetareve ka postuar foto nga korridori ku tashmë ndodhen dhe me nota ironie shprehet se Manja, prokuror në krye të ligjeve nuk e gjeti dot se kush po bënte gjueti shtrigash ndaj Baba Takut, duke i vendosur fokusin e kameras te telefoni.

“Duke protestuar ndaj kryetarit te Komisionit te Ligjeve, i cili fyeu operatoret e televizioneve. Manja nderpreu mbledhjen sepse dyshoi qe kameramenet po xhironin telefonet e deputeteve.

Gjuha e toni i papershtatshem e fyes na detyroi te braktisim te gjithe mbledhjen dhe po “shijojme” korridorin e Kuvendit teksa z. Manja po ben moral brenda mbledhjes mbi punen tone, se te tijen e kryen me dinjitet.

Prokurori ne krye te ligjeve nuk e evidentoi dot kolegen qe kishte vendosur fokusin mbi celularin e Baba Takut. Dhe beri gjueti shtrigash….”, shkruan gazetarja Esiona Konomi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY