‘Me gjakderdhje nuk mund të arrini në BE’, deputetja greke mbërrin në...

‘Me gjakderdhje nuk mund të arrini në BE’, deputetja greke mbërrin në Bularat

227
0
Shares

Deputetja greke Elenis Theoharous do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kacifasit.

Mësohet se ajo ka qenë sot në familjen e Konstantinos Katsifas për të shprehur ngushëllimet për vdekjen e 35-vjeçarit.

Më herët, eurodeputetja u shpreh me rezerva përsa i përket Shqipërisë, duke thënë se Shqipëria e ka të pamundur ti bashkohet BE-së duke derdhur gjak.

”Nuk bie dakord me atë çfarë thonë mediat në Shqipëri, unë nuk jam një ekstremiste, jo një fashiste, por jam një aktiviste e të drejtave të njeriut të gjithë e dinë këtë në Parlamentin europian.

Jam duke luftuar për të ndihmuar Shqipërinë për t’iu bashkuar BE, por mesazhi im për njerëzit në Shqipëri është që me gjakderdhje nuk mund të arrini në BE, nuk mund të arrini asnjë progres në negociatat. Çdo person në botë, gjithkush ka të drejtë për një proces gjyqësor të drejtë. Kjo është ajo çfarë unë mendoj për këtë rast. Në vend që të vritej, mund ta arrestonin dhe ta çonin në gjyq, nëse kishte shkelur ligjin”, u shpreh ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY