Pranga 3 punonjësve të Tatimeve në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Pranga 3 punonjësve të Tatimeve në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

188
0
Shares

Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pritja”.

Janë arrestuar disa persona të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.

Arrestohen në flagrancë tre punonjës të Hetimit Tatimor- Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë,

• A. K., 28 vjeç, banues në Durrës,

• I. V., 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Hetimet po vijojnë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY