Të shtëna me armë në lokalin e natës në SHBA, ka të...

Të shtëna me armë në lokalin e natës në SHBA, ka të plagosur dhe viktima

120
0
Shares

Të shtëna me armë janë dëgjuar në një lokal në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave të huaja dyshohet se ka të plagosur dhe viktima.

Policia thotë se është duke punuar për kapjen e autorit. Sulmi ndodhi në barin ‘Borderline and Grill’ në Thousand Oaks, Kaliforni. Shumë njerëz janë plagosur, por ende nuk është e qartë nëse ka viktima.

Nxjerrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë tregonin sesi njerëzit e frikësuar po largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Bari ku ndodhi ngjarja ishte një lokal nate, ku dëgjohej muzikë dhe hapej të mërkurave.

BBC shkruan se për t’i shpëtuar plumbave disa prej klientëve u fshehën në tualetet e lokalit dhe disa të tjerë në çati.

Nga dëshmitë e para, mësohet se kanë qenë rreth 30 të shtëna.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY