Detaje të reja nga vrasja në Durrës, ndaj mikut të Shullazit u...

Detaje të reja nga vrasja në Durrës, ndaj mikut të Shullazit u qëlluan mbi 50 plumba

1060
0
Shares

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i mbrëmshëm në qytetin e Durrësit.

Burime pranë grupit hetimor thonë se ndaj Edison Harizajt dhe Genci Cacit është qëlluar me dy armë të ndryshme kallashnikovi, duke derdhur mbi 50 plumba në drejtim të tyre.

Të paktën, 30 plumba kanë goditur makinën luksoze tip “Audi A8″.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ekspertët dyshojnë se viktimat janë ndjekur nga një makinë.

Për të shmangur ndjekjen, drejtuesi i mjetit ka dalë nga autostrada pranë lagjes 13 në qytetin e Durrësit.

Pikërisht në këtë zonë autorët i kanë derdhur breshëri mbi makinën ku ndodhej Edison Harizaj për më shumë se 30 metra në lëvizje.

Siç tregojnë edhe pamjet filmike, plumbat janë përqendruar kryesisht në derën e shoferit, ku ndodhej Harizaj.

Mësohet se Harizaj ishte pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY