“Paketa Fiskale nga Qytetarët te Oligarkët, ulja e taksës, lëmoshë e Ramës…”

“Paketa Fiskale nga Qytetarët te Oligarkët, ulja e taksës, lëmoshë e Ramës…”

109
0
Shares

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar për paketën fiskale dhe uljen e taksave për ata që marrin nga 130 mijë deri në 150 mijë lekë të reja në muaj.

Përmes një postimi në “Facebook” Shehaj e quan “Paketa Fiskale nga Qytetarët te Oligarkët” dhe thotë se pas dyfishimit të taksave, Rama ka vendosur të japë lëmoshë.

Sipas tij, mbi 100 euro do të ishte përfitimi për këta qytetarë nëse do aplikohej taksa e sheshte prej 9%.

POSTIMI I SHEHAJT

 Ahmetaj tallet me qytetarët. 1 mijë lekë në muaj është ulja mesatare e taksave dhe vlen vetëm për individët që e kanë rrogen nga 130.000 në 150.000 në muaj.

Pasi Rama vendosi te rrisë taksat nga 10% me 23 %, dyfish më shumë se gjithë vendet e rajonit, tani ka vendosur t’u ofrojë një lëmoshë.

Sipas Paketës Fiskale “nga Qytetarët te Oligarkët”, tatimi 23 % do vendoset për pagat mbi 150 mijë lekë. Ata që marrin pak më shumë se 1000 euro në muaj do kursejnë vetëm 1 mijë lekë në muaj mesatarisht. Mbi 100 euro do të ishte përfitimi për këta qytetarë nëse do aplikohej taksa e sheshte prej 9%.

Ky përfitim është shumë herë më i madh sesa ofron sot Rama dhe Ahmetaj me 1 mijë lekë.
Keta kanë vetëm interes, t’i mbajnë taksat të larta për të vjedhur ato fonde, në bashkimin me Oligarkët, përmes PPP-ve dhe koncesioneve korruptive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY