Shkatërrimi i ndërtesave tek ‘Unaza e re’, 4 faktet që zbulojnë aferën...

Shkatërrimi i ndërtesave tek ‘Unaza e re’, 4 faktet që zbulojnë aferën korruptive të kompanive

291
0
Shares

Banorët e zonës afër Unazës së Re, kanë disa ditë që vijojnë me protesta, për shkak se plani i ri i Bashkisë rrezikon ti lejë pa banesa.

Rreth 400 objekte, si biznese dhe shtëpi banimi pritet të shkatërrohen duke lënë pa strehë qindra familje.

Në një reagim, zëdhënësja e  Partisë Demokratike Ina Zhupa e cila gjithmonë ka denoncuar raste abuzive të ndërtimeve në Tiranë, thotë se projekti te “Unaza e Re” është një aferë korruptive që i jep 18 milionë euro një kompanie guaskë, me pronarë të panjohur.

Më tej, Zhupa rendit dhe disa nga arsyet që vërtetojnë aferën korruptive të tyre.

Fjala e plotë e Ina Zhupës:

Prej disa ditësh, qindra familje tek Unaza e Re, po protestojnë për braktisjen totale nga qeveria, e cila po u shkatërron shtëpitë pa u dhënë asnjë dëmshpërblim për llogari të një afere të madhe korruptive dhe klienteliste për rindërtimin e 3 segmenteve të Unazës së Re të Tiranës.

Janë 40 milionë euro të shpërndarë praktikisht pa garë tek tre kompani, të cilat janë shpallur fituese, sepse pjesëmarrësja e dytë në tender, nuk ka dhënë asnjë ofertë.

Kompania “Vëllezërit Hysa” është përdorur për të mashtruar ligjin dhe për të nxjerrë fituese kompanitë e paracaktuara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Skandali i aferës tek Unaza e Re thellohet edhe më shumë nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh. Ky konsorcium ka fituar pjesën e luanit në tender, 18 milionë euro.

 Faktet se pas rindërtimit të Unazës së re fshihet një afere korruptive janë disa:

  1. Kompania Dh Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit.
  2. Kompania mëmë e saj është kompani e regjistruar në parajsë fiskale, me pronarë të panjohur.
  3. Kompania biba X ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para së të shpallej fitues i tenderit.
  4. Kompania Biba X, sipas të dhënave të medias, ka qenë nën sekuetstro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë, duke grabitur me maskën e parajsës fiskale, 18 milionë euro të taksave të shqiptarëve. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dëmshpërblejnë pa vonesë të gjithë banorët, të cilëve u kanë marrë paratë dhe votat për të legalizuar shtëpitë, ndërsa tani i trajtojnë si qytetarë të paligjshëm.

Partia Demokratike gjen rastin të sigurojë shqiptarët se me “Ligjin Antimafia” askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur, duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY