Ish-prokurori i dosjes së Saimir Tahirit, Besim Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit që po shqyrton padinë e tij kundër Arta Markut.
Hajdarmataj ka kërkuar pezullimin e vendimit të transferimit të tij në Pogradec dhe rikthimin tek Krimet e Rënda.
Gjyqtari i Gjykatës Administrative sipas Hajdarmatajt Avni Sejdi ndryshoi orën e seancës, pa njoftuar prokurorin.
Besim Hajdarmataj ka drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga viti 2016 deri disa muaj më parë, kur Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku e transferoi në Pogradec si prokuror të thjeshtë dhe në vend të tij emëroi Donika Prelën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/