‘Duam 197 punonjës më shumë’, kërkesa e Arta Markut habit deputetin e...

‘Duam 197 punonjës më shumë’, kërkesa e Arta Markut habit deputetin e PS: Absurde, shifër e frikshme…

262
0
Shares
Arta Marku

Në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme ka ardhur një kërkesë e pazakonte nga prokurorja e përkohshme Arta Marku. Gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2019, prokuroria e drejtuar nga Arta Marku ka kërkuan të shtohet numri i punonjësve, ekzaktësisht në 197 punonjës.

Sipas kërkesës së Markut, kërkohen këto punonjës pasi 100 prej tyre do të jenë sekretarë. Ndërkohë që 30 të tjerë duhen si oficerë të policisë gjyqësore dhe 100 sekretarë pranë çdo prokurorie.

”Nga ana tjetër, 5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri’, ka thënë përfaqësuesi i Prokurorisë.

Kjo kërkesë ka habitur dhe disa nga deputetët e maxhorancës dhe pse Komisioni përfaqësohej vetëm prej tyre.

Një reagim pati dhe deputeti Bashkim Fino, i cili tha se kjo kërkesë është si të rindërtosh prokurorinë nga fillimi.

“Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja.

Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë”, ka thënë Fino.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY