Firmosën urdhër-arrestet për dy ish-deputetët e PS, merren në mbrojtje dy prokurorët...

Firmosën urdhër-arrestet për dy ish-deputetët e PS, merren në mbrojtje dy prokurorët dhe gjyqtari

412
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë për dy prokurorë dhe një gjyqtar.

Mësohet se janë shtuar masat e sigurisë për dy prokurorët dhe gjyqtarin që firmosën urdhër-arrestet për operacionin “Volvo 4”, ku mes të arrestuarve ishin dhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, si dhe pjesëtarë të grupit Avdylaj në Shijak.

Dy prokurorët që firmosën urdhërarrestet janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa gjyqtari që i miratoi është Bib Ndreca.

Sipas Prokurorisë, është vlerësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që të përfitojnë mbrojtje. Nuk ka kërcenim konkret, por vlerësim të një rreziku të mundshëm.

Gjykata disa ditë më parë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ pa afat për 24 persona, 8 arrest shtëpie dhe 2 në detyrim paraqitje.

Operacioni: 

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

  1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
    2. Flamur Çela, 48 vjeç
    3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
    4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
    5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

  1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
    2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
    3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
    4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
    5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
    6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
    7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
    8. Elton Shehaj, nga Tirana;
    9. Armand Spiro, nga Tirana;
    10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
    11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
    12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
    13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
    14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
    15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
    16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
    17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
    18. Elis Guri, nga Shkodra.
    19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

  1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
    2. Jasin Abdul, nga Saranda;
    3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY