Atentati ndaj mikut të Shullazit, ku janë përqëndruar hetimet, 14 të shoqëruar

Atentati ndaj mikut të Shullazit, ku janë përqëndruar hetimet, 14 të shoqëruar

136
0
Shares

Policia po vijon punën për identifikimin e autorëve të atentatit ndaj mikut të Shullazit, i cili mbeti i vrarë, ndërsa personi tjetër që shoqëronte atë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Duke iu referuar të rejave të fundit, hetimet për atentatin në Durrës ku u vra Edison Harizaj dhe u plagos Genci Çaçi janë shtrirë në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Në lidhje me ngjarjen në këto tre qytete janë marrë në pyetje 14 persona, që janë bashkëpunëtore, por edhe persona që kanë pasur konflikt me viktimën.

Ndërkohë policia po punon në dy pista hetimi, atë të një hakmarrje të mundshme dhe larjes së hesapeve për shkak të të shkuarës kriminale të viktimës.

Edison Harizaj bashkë më shokun e tij, Genci Caci ishin duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës, kur i është bërë pritë nga autorët në lagjen nr.13 në Durrës. Harizi është me orgjinë nga Vlora dhe mësohet se ka qenë objektivi i këtij atentati.  Burimet thonë se Harizaj që njihet ndryshe si krahu i djathtë i Shullazit nuk është një emër i panjohur për forcat e policisë pasi dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY