Vendimi i gjykatës së Katanias për ish-ministrin Tahiri, zbulohet çfarë vendosën Krimet...

Vendimi i gjykatës së Katanias për ish-ministrin Tahiri, zbulohet çfarë vendosën Krimet e Rënda

247
0
Shares

Provat që ish-ministri Tahiri i quante decizive mesa duket janë marrë në shqyrtim nga Prokuroria shqiptare.

Prokuroria e Krimeve të Renda ka vendosur të administrojë si provë vendimin e gjykatës së Katanias e cila pushoi hetimet ndaj ish ministrit Samir Tahiri duke e nxjerrë të pafajshëm në lidhje me dosjen ‘Habilaj.

Vendimi i Gjykatës së Katanias është administruar në dosje dhe po shqyrtohet së bashku me provat e tjera. Ishte vetë Saimir Tahiri ai i cili e depozitoi vendimin e gjykatës së Katanias në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ish-ministri i qeverisë Rama akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Nga hetimet e kryera deri më tani, ish ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY