Detaje nga atentati në Durrës, dyshime për larje hesapesh, viktima akuzohet për...

Detaje nga atentati në Durrës, dyshime për larje hesapesh, viktima akuzohet për një sër krimesh

285
0
Shares

Edmond Harizaj mbeti i vdekur në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës, ndërsa u plagos në gjendje të rëndë për jetën 33 vjecari Genci Caci.

Dyshimet e para të policisë janë konflikte të mëparshme të Harizaj i cili njihet dhe si krahu i djathtë i bandës së Shullazit.

Edison Harizaj bashkë më shokun e tij, Genci Caci ishin duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës, kur i është bërë pritë nga autorët në lagjen nr.13 në Durrës.

DYSHIMET PËR NGJARJEN

Nuk dihet ende asgjë për autorët e atentatit, por policia bën me dije se ata, menjëherë pas atentatit në Durrës kanë lëvizur për në rrugën e Shën Vlashit aty ku kanë edhe djegur mjetin.

Ndërkohë Fax News shkruan se mjeti tip benz që është gjetur i djegur në Shën Vlash është përdorur nga autorët e vrasjes.

Po të njëjta burime, thonë se ka dyshime që autorët dhe viktimat njiheshin mes tyre, për shkak se makina me të cilën udhëtonin Harizaj dhe Caca ka devijuar rrugën në afërsi të rrugës së Plazhit në Durrës.

Autorët e kanë mirëmenduar skenën, pasi kanë zgjedhur që ta kryejnë atentatin në një zonë të plazhit, qe devijon nga rruga kryesore dhe qe është totalisht me mungesë të ndricimit.

Kush është Edison Harizaj?

 

Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomin.

Gjithashtu Harizaj dyshohet se ka qenë i implikuar në zhdukjen e Albano Xhaferrit, disa kohë më parë në Vlorë.

Sipas një të penduari të drejtësisë, një veprim i tillë është kryer për llogari të shtetasit Edison Harizaj, emër i njohur në Vlorë.

Sipas të penduarit që ka dëshmuar në Drejtorinë e Policisë së Fierit, Gazmend Merkaj, mësohet se një grup kriminal në Vlorë ka vrarë në makinën tip “Audi” Albano Xhaferin dhe më pas ka zhdukur trupin.

Ky i penduar ka treguar se e ka ndjerë veten të kërcënuar për t’u vrarë, nga anëtarët e një grupi kriminal në Vlorë dhe më konkretisht nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Sipas të penduarit Merkaj, pikërisht këta persona kanë vrarë me çekiç në makinë Albano Xhaferin dhe më pas trupin e tij e kanë zhdukur.

Gjithmonë sipas tij, një veprim i tillë është kryer për llogari të shtetasit Edison Harizaj, një tjetër emër i njohur në Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY