Familjarët e Kacifas nisen drejt Tiranës për të marrë trupin, jepet autorizimi

Familjarët e Kacifas nisen drejt Tiranës për të marrë trupin, jepet autorizimi

110
0
Shares

Familjarët e Kostandinos Kacifas, minoritari grek që mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA janë nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e pajetë të 35-vjeçarit. Lajmi bëhet i i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Brikena Metaj, e cila raportoi se babai, kunati dhe motra e të viktimës janë nisur për në Tiranë. Ndërkohë mësohet se Krimet e Rënda kanë dhënë autorizimin për tërheqjen e trupit të pajetë të 35-vjeçarit nga morgu.

Po kështu mësohet se nga Greqia do të nisen disa autobusë me përkrahës të familjes për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Kacifa mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës ku një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryen ekspertizën.

Familjarët e viktimës, pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt. Por nga ana tjetër specialët e RENEA këmbëngulën se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas u transportua mbrëmjen e së martës së kaluar nga Gjirokastra për në Morgun e Tiranës. Kujtojme se sot mediat greke shkruanin se trupi i Kacifas do t’i dorëzohej familjes brenda 24 orëve.

‘Protothema’ shkruante se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY