Berisha – Ramës: “Sot veprove njëlloj si Ramiz Alia, fundi i keq...

Berisha – Ramës: “Sot veprove njëlloj si Ramiz Alia, fundi i keq të pret

215
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se po i vjen fundi.

Duke ju referuar vizitës së kryeministrit Rama sot në Ministrinë e Brendshme, i cili prezantoi Sandër Lleshin në postin e zv.ministrit, Berisha shkruan se ai veproi njëlloj si Ramiz Alia ditën që u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

POSTIMI I BERISHES NE FACEBOOK:

Kallam Dështakut po i vjen ngordhja!

Njëlloj si Ramiz Alia pas rrëzimit të shtatores së Enverit, ai vizitoi sot ministrinë e brendshme.

Të dashur miq, në shkurt të vitit 1991, pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Ramiz Alia, në panik dhe terror të thellë, nga frika e zvarritjes, i përlotur shkoi të qante hallet në ministrinë e brendshme.

Sot pas 27 viteve pas rrëzimit të Sander Lleshit si ministër nga Presidenti i Republikës, Rama, i tmerruar dhe i dhj.. shkoi në ministrinë e brendshme me refrenin vajtues: ah gjysëm ministër ti që ishe ministër, ti nuk je më gjysëm ministër por ministër dhe super ministër dhe ti do t’ja kalosh edhe vet Saje Qorrit.

Duke dale ju muarën këmbët dhe desh theu qafen. Fund i keq e pret!! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY