Rama tha se kishte krizë mes tyre, Meta jep mesazh nga Kalabria

Rama tha se kishte krizë mes tyre, Meta jep mesazh nga Kalabria

293
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij sot në Kuvend dërgoi dhe mesazhe ndaj presidentit Ilir Meta, të cilit i kërkonte të mos e kthente krisjen kushtetuese në thyerje.

Rama lëshoi disa ‘thumba’ drejt presidentit Meta duke i rikujtuar kompetencat që kushtetuta i jep. Sipas tij, presidenti duhet vetëm të bindet dhe të mos refuzojë propozimet e tij.

Por nga ana tjetër, presidenti Meta ndodhet në Kalabri,  të Italisë, ku u prit  nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio.

Edhe pse nuk dihet ende si presidenti do të reagojë ndaj mesazheve të adresuara nga  Rama kundrejt tij, Meta për momentin ka vendosur të mos reagojë direkt, por të vijojë me  vizitën e tij nga ku mësohet se ka vlerësuar kontributin e arbëreshëve.

Meta vuri në dukje raportin e ngushtë mes Shqipërisë e Kalabrisë dhe theksoi se kemi një potencial të madh ekonomik, tregtar, arsimor, kulturor e historik mes dy vendeve.

‘Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë. Ju jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut. Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur” – u shpreh Meta.

Postimi i Metës në facebook:

I lumtur dhe me shumë emocion ndodhem sot në Kalabri, tek arbëreshët tanë të dashur.

Kënaqësi të takoja Presidentin e Rajonit dhe mikun e shqiptarëve, Gerardo Mario Oliverio dhe t’i shprehja mirënjohjen për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY