Nxorri sekretin shtetëror mbi marrëveshjen e detit, Kotzias rrezikon 13 vite burg

Nxorri sekretin shtetëror mbi marrëveshjen e detit, Kotzias rrezikon 13 vite burg

217
0
Shares

Ish-ministri i jashtëm Nikos Kotzias rrezikon 13 vite burg.

Nikos Kotzias, i cili pasi dha dorëheqjen pas përplasjeve që pati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratën e tij se ‘Greqia do të zgjerohej me 12 milje detare’, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin dhe ka folur mbi marrëveshjet e vendit para kohe.

Sipas asaj që shkruhen në median greke, Kotzias, rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal.

Këto kode kanë të bëjnë me dënimin për ata persona, që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër por dhe e kanë ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të mundshme (Turqia), si dhe nxjerrjen e dokumenteve apo sekreteve shtetërore, që duhet të mbahen konfidenciale.

Por përveç hetimit për nxjerrje të sekretit shtetëror në lidhje me deklaratat për zgjerimin në 12 milje, pjesë e hetimit do të jenë edhe akuzat për përfitimin e fondeve, nga George Soros.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY