DETAJE/25-vjeçari var veten, prindërit tregojnë tmerrin kur e gjetën të pajetë

DETAJE/25-vjeçari var veten, prindërit tregojnë tmerrin kur e gjetën të pajetë

215
0
Shares

Një 26-vjeçar i dha fund jetës së tij duke u vetëvarur afër banesës së familjes. Viktima quhet Edmons  Tafani, nga fshati Marinëz i Belshit.

Ishin prindërit ata që e gjetën 26-vjeçarin të pajetë, të varur me litar në magazinën pranë shtëpisë.  Panorama shkruan se prindërit e 26- vjeçarit ishin vënë në kërkim të djalit.  Dy prindërit e Edmondit, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, janë shprehur se, djali i tyre ishte i heshtur kohët e fundit, por kishin menduar se gjithçka ishte kalimtare.

Ata janë shprehur se paraditen e së hënës, i riu ishte larguar nga banesa pa lajmëruar se për ku ishte nisur dhe pasi nuk u përgjigjej në telefon, nisën ta kërkonin.

Policia, pas njoftimit të marrë, shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja e trupit të të riut mësohet se nuk janë vërejtur shenja dhune.

Nisur nga kjo dhe sipas mjekut ligjor, përjashtohet pista e ndonjë ngjarjeje kriminale dhe mbetet në hetim ajo e vetëvrasjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan 26-vjeçarin drejt aktit fatal.  Paraprakisht, dyshohet se Edmond Tafani ka kryer vetëvrasje në kushte të rënda psikologjike dhe pavarësisht se nuk ka qenë i diagnostikuar, nisur dhe nga deklarimet e prindërve, dyshohet se ka qenë i prekur nga depresioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY