Rama pranon se ka krizë, mesazh për Metën: Uroj të mos e...

Rama pranon se ka krizë, mesazh për Metën: Uroj të mos e çojë krisjen në thyerje…

104
0
Shares

Kryeministri Edi Rama foli përreth 30 minuta lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Ajo çka ishte epiqendra e gjithë fjalës së tij, ishte cilësimi që Rama i bëri këtij ngërçi duke e quajtur ‘krizë’. Mes tij dhe Metës ka një krizë, por kjo jo personale, por kushtetuese.

Rama tha se kjo gjë ka treguar se mes institucioneve ka një krizë kushtetuese, por sipas tij ai po mundohet që mos të shkojë në thyerje.

Unë e di shumë mirë që vendi ka parë shumë e shumë, kryeministra që talleshim me presidentët, apo i thoshin horr bulevardi, ka parë president që nuk mblidhnin këshillin e sigurisë se nuk u shkonin, apo që betoheshin me mustaqe e pastaj shërbenin të rruar.” ka thënë Rama.

”Ne jemi këtu dhe do bëjmë çmos për ta ngjitur, uroj që të gjendet dhe nga ana e Presidentit dëshirën dhe durimin që të mos e çojë krisjen në thyerje, por është në të mirë të tij dhe të gjithëve që ta shmangim”, tha mes të tjerash Rama.

Sipas tij, durimin për ti dhënë zgjidhjen në radhë të parë me mirëkuptimin, vendosmërinë për të arritur qëllimin, është baza e ekzistencës mbrojtja e kushtetutës dhe mazhoranca sipas tij e ka.

Për kryeministrin, mungesa e Kushtetueses është e kapërcyeshme.

Ndërkohë kuvendi me 75 vota ka miratuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY