Takimi Meta-Ruçi, Presidenca jep detaje për çështjet që u diskutuan

Takimi Meta-Ruçi, Presidenca jep detaje për çështjet që u diskutuan

163
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje lidhur me takimin që zhvilloi me Gramoz Ruçin. Ata kanë folur rreth datës për zgjedhjet vendore, por dhe për çështje të tjera.

Ndryshe nga sa u tha fillimisht, Presidenca mohon që mes dy krerëve më të lartë të shtetit të jetë diskutuar lidhur me dekretimin apo jo të Sandër Lleshit nga Meta.

Sipas burimeve nga Presidenca, Kreu i Shtetit Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY