Lëvizjet e PS, Ruçi i shkon në zyrë Metës, Rama: Do...

Lëvizjet e PS, Ruçi i shkon në zyrë Metës, Rama: Do bindim presidentin për Sandër Lleshin

431
0
Shares

Kreu i Kuvendit ka zhvilluar një takim të shkurtër në Presidencë së bashku me presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Një ditë pas takimit 90 minutësh mes kryeministrit Edi Rama dhe Ilir Metës, Gramoz Ruçi ka kërkuar të takojë presidentin Ilir Meta. Kjo pasi Meta nuk pranoi të dekretojë Sandër Lleshin si Ministrin e ri të Brendshëm, ndërsa arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë publike ende.

Ky takim vjen menjëherë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, kur Rama ka vendosur që Sandër Lleshi ditën e nesërme të zyrtarizohet si zëvendësministër i Brendshëm, por duke i dhënë atij kompetencat e ministrit.

Ndërkohë nga burime mediatike, mësohet se Rama në grupin parlamentar është shprehur se vendimi i presidentit është antikushtetues , por ka theksuar se nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Sandër Lleshit pasi Leshi ka ‘Top Cosmic’- certifikata më lartë e sigurisë nga NATO.

“Nesër në parlament do të nisim të bindim presidentin”, është shprehur kryeministri para deputetëve.

“Deri sa të bindim presidentin se është i duhuri. Mosdekretimi është në shkelje të kushtetutës. S’kemi Gjykatë Kushtetuese dhe do të gjejmë mënyra të tjera. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit.

Lleshi ka Top Cosmic- certifikata më lartë e sigurisë nga NATO. E ka vetëm  ky dhe Pandi për NATO-n”, është shprehur ndër të tjera Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY