Me urdhër të kryeministrit, Sandër Lleshi emërohet zv.ministër i Brendshëm

Me urdhër të kryeministrit, Sandër Lleshi emërohet zv.ministër i Brendshëm

211
0
Shares

Mëngjesin e sotëm është mbledhur grupi parlamentar i PS nga ku janë zbuluar detaje të reja.

Burime nga takimi bëjnë me dije se nesër do zhvillohet  seance parlamentare e jashtëzakonshme, ku do votohet dekreti për shkarkimin e Fatmir Xahafes.

Burimet nga PS zbulojnë se  Sander Lleshi emërohet zv/minister i brendshëm me kompetencat e ministrit.

Kjo është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Sjellim në vëmendje që zyra e shtypit njoftoi dje se presidenti Meta nuk e kishte krijuar bindjen për të dekretuar Lleshin si ministër të ri të Brendshëm.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhej ne njoftimin e shkurtër të Presidencës.

Një javë më parë, pikërisht të shtunën më 27 tetor, Rama njoftoi se kishte emëruar pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Pak orë pas dorëheqjes, Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit, ndërkohë që sot Rama ka emëruar atë si zv. ministër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY