VIDEO/Rama shkon në teatër, mediat nuk lejohen të hyjnë brenda

VIDEO/Rama shkon në teatër, mediat nuk lejohen të hyjnë brenda

177
0
Shares

Premiera shqiptare e filmit “Delegacioni” e planifikuar në natën e tretë të Tirana International Film Festival u shndërrua në një ngjarje groteske, por edhe rast censurimi. Mediet, ato të shkruara dhe elektronike, të cilat kishin konfirmuar pjesëmarrjen, nuk u lejuan të hynin brenda kinema “Millenium”.

Por jo vetëm kaq, edhe aktorët, madje ata që interpretojnë në filmin që para pak ditësh u vlerësua me çmimin “Grand Prix” në festivalin ndërkombëtar të filmit në Varshavë, patën probleme të hynin brenda. Aktori Ndriçim Xhepa, i irrituar ngaqë hostess-i nuk e kishte lejuar pa biletë, dëgjohej jashtë teksa shprehej se nuk do të hynte më, pasi e kishte parë filmin dy herë dhe se do të pinte një kafe në oborrin e kinemasë.

Pas shumë lutjesh, drejtori i TIFF, Agron Domi i tha aktorit “hyr, të jap biletën time”. Ndërsa nga ana tjetër, Ilir Butka, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, dëgjohej të thoshte se biletën e tij, ia kish dhënë kryeministrit, Edi Rama, që sipas drejtores së Komunikimit të TIFF, Gentiana Ramadani, kishte ardhur të ndiqte filmin si qytetar.

Ka qenë pikërisht prania e kreut të qeverisë që ka trazuar ujërat e mbrëmjes së të dielës, duke shkaktuar edhe radhë qytetarësh jashtë derës së kinemasë ku dëgjohej të thuhej se nuk kishte as bileta e as vende të lira. Drejtoresha e Komunikimit, Ramadani, doli jashtë duke thënë se për sa kohë nuk janë mediet, nuk do të ishte as ajo e pranishme. Ramadani, duke kërkuar ndjesë, tha se për këtë situatë nuk ishte në dijeni as vetë drejtori Domi./Gazeta Si

Millenium

Premiera shqiptare e filmit “Delegacioni” e planifikuar në natën e tretë të Tirana International Film Festival u shndërrua në një ngjarje groteske, por edhe rast censurimi. Salla e “Millenium” ka qenë plot. Brenda ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Por për aktorët, kastin e filmit dhe gazetarët “nuk kishte vende”. Në video, aktori Ndricim Xhepa, teksa drejtori i TIFF Agron Domi mundohet ta qetësojë, duke i ofruar biletën e vet

Publiée par Gazeta Si sur Dimanche 4 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY