ARTAN FUGA/Tiranën e bënë tmerr, vetë ikën të jetojnë jashtë saj

ARTAN FUGA/Tiranën e bënë tmerr, vetë ikën të jetojnë jashtë saj

111
0
Shares

Tirana është një xhungël, nuk është qytet, hiqeni nga mendja nuk bëhet më e jetueshme. Tiranës së dikurshme të artizanëve dhe shtëpive prej qerpiçi, të caracave u merr të keqen.

Pazari i ri nuk e kthen dot Pazarin e Vjetër, sado vullnetmirë të ketë qenë projekti.

Vetëm arkitekturën e qytetit të shohësh! Cfarë banaliteti!

Qytet bashkëhor nuk bëhet dot kurrë!

Mjafton të shihni stacionet e autobuzave, si në 1984.

Depresivë!

Duhet rithemeluar. Duhet rikonceptuar. Tirana është shembulli i dëmeve që ka sjellë republika e vjetër.

Në cdo çast që kalon, Tirana shkatërron Shqipërinë, dhe vetëshkatërrohet.

Eshtë si copë e vjetër, ti e qep diku me një andër, ajo shqepet në një mijë vende.

Ajo duhet rithemeluar, jo të harxhohen kot miliarda duke gjoja e përmirësuar.

Nuk e kam këtë ide tani, as nuk e lidh me ndonjë ekip, ose politikë konkrete aktuale, thjesht të tanishme, por me strategjinë e mbrapshtë që shkatërroi qytetin tonë.

Kush kërkon të vazhdojë atë politikë urbanizimi e ka gabim.

Duhet disruption!

Prej vitit 2012 zhvilloj këtë tezë, por këtu e keni në video përmbledhtazi mendimin tim te Forumi për Qytetin me prof. Besnik Aliaj dhe kolegë e miq të tjerë shumë të nderuar!

Na censuroni ju na censuroni, bëni bëni propagandë bëni, zhvilloni monologje mediatiko-propagandistike, por na dëgjoni :

kriza ekonomike,

papunësia,

shkatërrimi i shëndetit publik,

rritja e çmimeve,

shkatërrimi i demokracisë nëpërmjet rrënimit të komuniteteve, qytetari pa identitet,

rrëzimi i demokracisë lokale,

kapja e mediave,

censura për opinionin e lirë,

kriza energjitike,

rrënimi i buxhetit për shërbime publike

tharrja e ekonomisë kombëtare,

shkatërrimi i bujqësisë vendase,

vjen nga Tirana jonë që sikurse është thënë është Tirana e kontradiktës, pra nga modelli i saj urbanizues.

Eshtë Tirana që pasi e kthyen në tmerr, na e hodhën mbi kokë, na ka zënë të gjithëve brenda, dhe ata ikën dhe jetojnë jashtë saj.

Tirana e tmerrit thuaj!

Nuk ka superman që i bën derman!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY