Botërori i peshëngritjes/ Lëndimet mundojnë Briken Caljen, e mbyll i 7-ti

Botërori i peshëngritjes/ Lëndimet mundojnë Briken Caljen, e mbyll i 7-ti

80
0
Shares

Kampioni i Europës, Briken Calja nuk ka shkuar më shumë se një vend i shtatë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në këto momente në Turkmenistan. Edhe pse bëri një paraqitje për tu duartrokitur, Calja nuk ia doli të merrte asnjë medalje në shkëputje, shtytje apo edhe në dy garësh.

Në shkëputje, Calja e nisi me 148 kilogram, dhe në provën e parë e ngriti lehtësisht shtangën. Prova e dytë shënoi 153 kilogram, dhe peshëngritësi shqiptar e ngriti me lehtësi, por në momentin që po dilte nga pedana, u pa duke çaluar. Ndërkohë, Calja e ngriti në 157 kg peshën në provën e tretë, por pa sukses, duke e mbyllur garën në vendin e gjashtë me 155 kilogram.

Ndërkohë, në stilin e shtytjes, provën e parë Calja ngriti shtangën prej 181 kilogramësh, duke ndezur garën. Në provën e dytë, Calja ngriti 4 kilogram më shumë, ndërsa në provën e tretë dhe atë decizive, peshëngritësi kuqezi tentoi 189 kilogram, provë në të cilën dështoi për ta kryer me sukses.

Në dygarësh, medalja e artë shkoi për kinezin, Shi Zhiyong, ndërsa podi u plotësua nga koreano-jugori, Won Jeongsik dhe bjellorusi Vadzim Likharad.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY