Eksplozivi trondit qytetin e Bajram Currit

Eksplozivi trondit qytetin e Bajram Currit

616
0
Shares

Një shpërthim I fuqishëm ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Tropojë. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në ambientet e jashtmë te një lokali në qendër të qytetit të Bajram Currit . Eksplozivi shpërtheu në orën 3.30 të mëngjesit sipas burimeve nga policia e Tropojës,

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz nga shpërthimi por vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer edhe shoqërime në polici.

Shpërthimi ëhstë shumë pranë zyrave të pushtetit lokal në Tropojë dhe afër rrugës kryesore ku kalojnë shumë njerëz dhe makina.

Nuk dihen ende motivet ndërsa policia nuk ka publikuar të dhëna te tjera rreth shpërthimit.

Prej disa vitesh në Tropojë nuk kanë ndodhur akte kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY