Jepet vendimi për Ervis Martinaj, këngëtarja nuk ishte shkaku kryesor

Jepet vendimi për Ervis Martinaj, këngëtarja nuk ishte shkaku kryesor

322
0
Shares

Gjykata vendosi sot edhe 30 ditë burg të tjera për Ervis Martinaj, një nga protagonistët e përfshirë në masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok.

Gjykata e dha vendimin për biznesmenin e lojëravetë fatit pas provave të reja të paraqitura nga prokuroria.

Prokuroria siguroi prova të reja për vrasjen në ish-Bllok, të cilat rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj, aktualisht në burg.

Prokuroria arriti të zbardhë biseda në aplikacionet Ëhatsapp të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Martinaj ka biseduar me viktimën por edhe disa miq të tjerë  duke iu kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë.

Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martinaj në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak kryesor ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata por konflikte të mëparshme. Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje. Ndërkohë në bazë të provave balistike, rezulton se Martinaj nuk ka qëlluar me armë mbrëmjen kur ndodhi ngjarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY