Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se të rinjtë po lënë Shqipërinë pasi Rama të vetmen zgjidhje që u ka lënë është ose të merret me drogë, ose të emigrojnë.
Në një takim me të rinjtë e Devollit, Basha Bahsa publikoi disa nisma të PD që të zbatohen kur ajo të vijë në pushtet.
Komenti i Bashës
“Rinia po emigron masivisht sepse në mungesë të politikave të punësimit, e vetmja zgjidhje që Edi Rama i ka lënë rinisë është ose të merret me drogë, ose të emigrojë.
Nëse kjo vazhdon vendi do të marrë fund!
Me të rinjtë e Devollit diskutuam për vështirësitë që të rinjtë kanë për të vazhduar studimet e larta për shkak të rritjes së tarifave dhe prej papunësinë.
Detyra e parë e qeverisë së PD do të jetë përgjysmimi i tarifave për arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për të sapodiplomuarit.
Do hartojmë ligj të ri në mënyrë që çdo i ri dhe e re shqiptare të ndjekë studimet pavarësisht nga mundësitë ekonomike të familjes.
Një vend, rinia e të cilit në shumicë kërkon të largohet, shkon drejt shuarjes por bashkë me vendosmërinë e të rinjve shqiptarë, këtë nuk do e lejojmë!” – shkruan Basha në Facebook.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/